Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, dukej e mrekulluesghme teksa bënte pasarelën për Versace në Javën e Modës në Milano me një fustan të guximshëm argjendi.
Fustani metalik theksoi format e saj, teksa ecte me guxim dhe binte në sy dekolteja e saj. Flokët e 25-vjeçares ishin të lëshuara mbrapa, dhe sytë e saj të errët u theksuan nga një makeup i gjelbër neoni.
Lourdes, e njohur si Lola për të dashurit e saj, po ndërton një portofol mjaft të konsiderueshëm modelimi. Në prill ajo pozoi për Vanity Fair në një xhirim të zjarrtë që e tregoi atë shumë provokuese.
Ajo pozoi gjithashtu për linjën seksi të brendshme të Rihanna Savage x Fenty, duke ndarë imazhe të saj në një sytjena latex dhe pallto me gëzof.
Ajo gjithashtu fitoi një ftesë në Met Gala, ku veshi një fustan rozë që shfaqte jo vetëm pamjen e saj për t’u patur zili, por edhe qimet e saj në sqetull.
Nuk është çudi që tani ka ecur për markën luksoze italiane Versace. Donatella Versace është një mike e nënës së Lourdes, Madonna, dhe mori pjesë në dasmën e saj në vitin 2001.
Por miqësia e tyre shkon edhe më larg, dhe Madonna jetoi shumë pranë kompleksit Versace në Miami, ku Gianni u vra nga një fans i çmendur në korrik të vitit 1997. Në fakt, Madonna ishte një nga njerëzit e parë që Donatella telefonoi kur mësoi për vdekjen e vëllait të saj. Ajo tha në një intervistë si më poshtë.
Pas identifikimit, unë shkova në vilën e Gianni në Ocean Drive. Madonna më priste brenda. Unë kurrë nuk do të harroj se ajo po përpiqej të më ngushëllojë gjatë këtyre orëve. Kishte agjentë të FBI-së kudo në shtëpi. Ata morën në pyetje secilin prej nesh dhe hapën të gjitha sirtarët, një makth. Vëllai im sapo ishte vrarë dhe ne po trajtoheshim si të dyshuar. Por kjo është ndoshta ajo që duhet të bëjnë agjentët e FBI-së.