Lotus më në fund ka njoftuar se ka nisur prodhimi i modelit Evija. Momentalisht ky model del të jetë makina më e fuqishme e prodhimit në botë, me 2,011 kuaj fuqi dhe 1,703 njuton metër fuqi rrotulluese. Një sërë vonesash kanë shkaktuar shtyrjen e datës së fillimit të prodhimit, por së më në fund makina do dalë në treg.
Zëdhënësi i Lotus deklaroi se fabrika në Hethel të Anglisë, ka filluar me montimin e Evija-s dhe klientët e parë do t’i marrin makinat në javët në vijim. Megjithatë, nuk dihet se sa nga 130 njësitë e planifikuara për prodhim janë shitur deri më tani. Tetorin e kaluar, kompania njoftoi se të gjitha makinat e planifikuara për prodhim këtë vit janë shitur dhe vlerësimet janë të bazuara në rezervime. Lotus vuri në pah gjithashtu se shumica prej tyre janë blerës të interesuar, por se akoma nuk e kanë bërë porosinë e tyre.