Lotus Evija tani mban rekordin për automjetin më të shpejtë rrugor rreth pistës për gara Nordschleife. Kjo pasi makina ka përfunduar xhiron e saj për 6 minuta e 24 sekonda, 11 sekonda më shpejt se Mercedes-AMG One. Makina me motor F1 është modeli më i shpejtë ligjor në rrugë për të përfunduar një xhiro në pistë.
Megjithatë, Lotus Evija X nuk është më e shpejta nga të gjitha makinat që e kanë kryer këtë garë. Volkswagen ID.R ka përfunduar xhiron për 6 minuta e 5 sekonda, ndërsa Porsche 919 Hybrid Evo mbetet e pamposhtur me 5 minuta e 19 sekonda. Evija ka të ngjarë të kthehet në pistë dhe të përpiqet të kryejë një xhiro më të shpejtë sepse performanca e fundit ishte në një rrugë të lagësht, kështu që thuhet se ka vend për përmirësim.
Ndryshe, Lotus përmban katër motorë me 2,011 kuaj fuqi dhe një paketë baterie 70 kWh. Gjithashtu, ky model synon një shpejtësi nga 0 në 99 km/h në më pak se tre sekonda. Ndërkaq, Lotus Emira, makina më e fundit e Lotus me motor me benzinë duket se brenda 5 viteve nuk do të prodhohet më, teksa kompania konfirmon planet që do bëhet elektrike nga fundi i vitit 2028. Lotus ka bërë publike planet e saj që të jetë tërësisht elektrike duke nisur nga viti 2028, gjë që përkon me 80 vjetorin e kompanisë. Mike Johnstone, shefi i marketingut të Lotus Cars tha në një konferencë në lidhje me makinën e re elektrike Lotus Emeya se:
Plani jonë është që nga viti 2028, të gjitha produktet që ne i menaxhojmë të jenë elektrike. Pastaj është vetëm një rast i ndonjë makine me benzinë që shitet në të gjithë botën, për të cilën ne tentojmë ta përputhim gjithsesi ofertën me kërkesën. Pra, do të jetë rreth fundit të vitit 2028 që ne do të elektrizohemi plotësisht.