Nuk e prisnim… Saimiri i “Love Story” ka qenë emri më i lakuar në rrjete sociale, kohët e fundit. Duke nisur që nga aventurat e tij kur ishte në program, dalja çift me Meri Murrizin, por nuk pamë asnjë puthje jashtë programit.
Tashmë, Saimir Kasemi ndodhet në Gjermani dhe Meri në Shqipëri, disa thashetheme thonë që Saimiri është me konkurrentet finaliste, Generda, e cila edhe kjo jetonte në Gjermani.
Gjithashtu në rrjet ziejnë edhe disa aludime se Saimiri është ‘gay’, por sot ai e vërtetoi vetë.
Në ditën e gruas, Saimiri poston foton e tij, me një trëndafil në dorë dhe shkruan “Happy Valentine’s Day”. Pasi e ka ngatërruar festën e ka fshirë menjëherë foton, por syrit të ndjekësve nuk mund t;ju shpëtojë asgjë.
Pas kësaj gafe, fotoja e Saimirit po kthehet një meme, por nuk duhet lënë pa përmendur edhe fakti se ndryshe nga të tjerët, siç supozohet të postosh nënën, meqënëse është festa e femrës, ai ka zgjedhur të urojë me foton e tij…