Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.
Xhensila ndan shpesh herë në rrjetet sociale teksa kalon momente të ëmbla më fëmijët e saj, ashtu sic ka bërë edhe sonte. Së fundmi ka publikuar në “Instastory”, një video ku shihet teksa është duke i lexuar një përrallë Amen, që mesa duket është një personalizim për këngëtaren dhe djalin e saj, e titulluar “Amen dhe Mami”, e ka përlotur artisten, e cila bashkangjitur videos ka shkruar:
Lotët nuk po më pushojnë. Më emocionuar pa fund
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur. Në kërkesën që ju depozitua për herë të dytë gjykatës nga avokatja e çështjes Donata Lepenica thuhet se: