Sport

Lot dhe emocione/ Kombëtarja barazon 2-2 kundër Kroacisë, Gjasula autogol dhe gol!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Mesfushori Gjasula foli pas ndeshjes në Hamburg, ku ndër të tjera tha:

“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua.

Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund.

Spanja? Normal që do të provojmë”, theksoi 34-vjeçari shqiptar.

KROACI-SHQIPËRI 2-2

11′ Laçi (VIDEO)

74′ Kramaric (VIDEO)

76′  Gjasula (aut) (VIDEO)

90+5′ Gjasula (VIDEO)