Showbiz

Lorik Cana poston foton e parë me vajzën e tij!

Në janar të vitit 2020, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë. Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë, vogëlushen që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Së fundmi, vëmendjen e ka marrë një foto shumë e ëmbël e Lorikut me të bijën e cila tashmë mbush 1-vjeç.

Futbollisti ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet duke mbajtur mbi prehër të bijën, të cilës i dhuron një puthje në kokë. Gjatë këtij 1 viti si Loriku po ashtu dhe Monika kanë qenë shumë të rezervuar, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushes së tyre.

Loriku është shprehur më herët se ai nuk dëshiron të publikojë foto të djalit të tij, sepse është pak me traditat e vjetra dhe beson se mund t’ja marrin fëmijët mësysh.