Lajmet e fundit

Lorik Cana zbulon nëse ka marrë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” dhe flet për herë të parë për eksperiencën e kushëririt të tij, Granitit!

Lorik Cana është padyshim një nga futbollistët më ikonik të historisë sonë të futbollit. Shumë u përfol për pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP” që në fakt rezultoi se nuk ishte e vërtetë pasi futbollisti nuk ishte në asnjë moment banor i shtëpisë. Për më tepër në një intervistë të dhënë së fundmi, ai zbuloi se kurrë nuk ka marrë një ftesë të tillë nga produksioni.

Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit.

Por, dikush nga familja Cana mori pjesë në këtë eksperiencë dhe ai ishte pikërisht Graniti, i cili u përfol mjaft edhe për afrimitetin që pati me Fifin brenda shtëpisë. Loriku na zbuloi se ka dashur që t’i bëjë surprizë kushëririt të tij, por nuk ka dashur që të tjerët të mendojnë se është aty prej tij.

Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.

Lorik Cana është një futbollist shqiptar, i cili shumë herë na ka bërë krenarë me përfaqësimin e tij në ndeshjet ndërkombëtarë. Ai është shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, qofshin ata sportdashës ose jo.

Në janar të vitit 2020, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë. Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë, vogëlushen që e pagëzuan me emrin Enkeleida.