I ftuar në emisionin “Më lër të flas” gjatë mbrëmjes së sotme ishte ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit. Në këtë intervistë ekskluzive, futbollisti foli rreth karrierës së tij të suksesshme në këtë fushë dhe disa aspekte nga jeta e tij personale.
Por përveç bisedave midis prezantuesve dhe të ftuarit, nuk kishte si të mungonin edhe disa lojëra gazmore për këtë të fundit. Në një sferë qelqi ishin futur disa sfida për Lorik Canën, ku ai duhej t’i realizonte. Një ndër to ishte që të telefononte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe më pas t’i thonte që i kishte rënë gabim. Pasi Rama hapi telefonin, Cana tha:
Kryeministër, më fal se i rashë padashje.
Më pas, Loriku ia shpjegoi situatën, duke i shpjeguar se ishte pjesë e emisionit. Në përfundim, nuk mungoi edhe një ftesë zyrtare nga Donald Veshaj, live nga studioja e “Më lër të flas”, të cilës kryeministri iu përgjigj me një batutë të çastit, e cila u prit me të qeshura në studio.
Donald Veshaj: Meqë po flasim në telefon, po përfitoj nga rasti për të të bërë një ftesë zyrtare për në emision.
Edi Rama: Kur të martohesh ti, atëherë do vij.