Celebrities Gossip Showbiz

Lori Harvey është gati për të nisur një kapitull të ri/Fshin gjithçka që kishte me Michael B. Jordan!

Lori Harvey po mundohet të fshi çdo gjurmë të ish-partnerit të saj. Pasi PEOPLE konfirmoi të shtunën se ajo dhe Michael B. Jordan u ndanë, modelja 25 vjeçe, duket se ka fshirë të gjitha fotot e ish të dashurit të saj nga postimet në Instagram, dhe që atëherë të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Pavarësisht kësaj Jordan ka ende foto të Harvey-t në Instagramin e tij, duke përfshirë pamjet e tyre duke dalë për Oscars After-Party të Vanity Fair, ku ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në mars. Ylli i ‘Black Panther’ ka gjithashtu një foto të Harvey nga muaji shkurt ku ajo është e veshur krejtësisht me të bardha.

 

Një burim i afërt me dyshen tha për revistën PEOPLE se ata ishin ‘plotësisht të thyer’ për ndarjen dhe se ata ‘ende e duan’ njëri-tjetrin. Në lidhje me ndarjen e tyre një burim pranë tyre është shprerhur se:

Michael është pjekur shumë gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të angazhohej për një lidhje afatgjatë. Ai u kujdes shumë duke u hapur emocionalisht në një marrëdhënie romantike për herë të parë. Ata kanë kaluar momente të shkëlqyera së bashku dhe kanë nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri.

Një tjetër burim i brendshëm i tha PEOPLE se Harvey “nuk ishte gati të angazhohej” dhe se ajo me Jordan “e kuptuan se nuk ishin në të njëjtën faqe” ndërsa “po bënin plane për të ardhmen e tyre”.

Ajo është shumë e fokusuar në karrierën e saj. Ajo ende dëshiron të argëtohet dhe të jetë e lirë. Michael është një djalë i mrekullueshëm. Ajo është e trishtuar që lidhja e tyre nuk funksionoi, por ajo po vazhdon të ecë përpara.