Një episod shumë dinamik këtë të enjte në “Çdo gjë është ashtu si duket”, teksa jo një por ishin dy të ftuar ditën e sotme. E ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte Loren Nikaj, e cila mbështet muzikën techno-elektronike. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, teksa ka pasion sa muzikën, aq edhe pikturën e kërcimin, Loren dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për TAR. Ajo foli më tej për funksionimin e gjithçkaje, dhe theksoi pjesën e grupit dhe jo të individuales.
Ne funksonojmë si grup, si një familje. Interesi ynë ka qenë gjithnjë një rritje kolektive.
Më tej, ajo shpjegoi lidhur me festivalin e organizuar prej saj, që është pikërisht tri ditë e tri netë. Një DJ vetë ajo, Loren shpjegoi më tej si funksionon skena në Shqipëri, ndryshe nga ajo në vendet e tjera.
Kuptova që do ketë shumë vajza që do të donin të bëheshin pjesë e skenës. Te ne nuk ka problem në skenë, është një habitat shumë i sigurt. Unë kam aq siguri te skena jonë dhe tek organizatorët tanë.
Jo thjesht argëtimi dhe zhvillimi i një pasioni kaq të madh si muzika elektronike, por Loren trajtoi edhe një mesazh të fortë që përcjell ajo me këto evente.
Arti është gjithnjë i lidhur ngushtë me tema sociale dhe politike. Njëri nga qëllimet tona është sensibilimi ndaj mjedisit. Komplet plastika e konsumuar shkon në një firmë që riciklon. Kemi parë shumë opsione si për shembull kthimin e plastikës në vepra arti, kemi shqyrtuar të gjitha opsionet. Ne nuk lejojmë që në fund të festës të jetë plot plastikë. Kemi shumë besim te njerëzit që marrin pjesë në eventet tona.
Jo një, por disa mesazhe të forta ka sjellë Loren në këtë episod. Ajo u përpoq për më tepër për një sensibilizim ndaj Ukrainës.
Kemi krijuar një event ku tërë fitimet do të shkonin për Ukrainën, u takuam edhe me ambasadorin. Ne kemi shumë miq në Ukrainë dhe shumë prej artistëve të organizimeve tona janë prej Ukrainës dhe lidhja që ne kemi krijuar është shumë shpirtërore.