Celebrities Gossip Showbiz

Loredana vazhdon të hedhë kunja pas ndarjes nga Mozzik!

Këtë herë gjërat mes Mozzik dhe Loredanës pas shumë dramave morën fund me të vërtetë! Teksa të gjithë mendonin se ishte thjesht një lojë e dyshes për një publicitet të mirë të albumit, gjërat ishin komplet ndryshe. Këtë e vërtetoi vetë reperja, e cila me anë të një postimi ku u shfaq së bashku me Mozzik, duke zbuluar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti dhe ka thënë disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre.

Loredana tregoi që dy artistët tanimë janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.

Për ditëlindjen e saj, teksa ka ndarë foto në rrjete sociale ku shfaqej me miqtë e saj dhe familjarë duke festuar, ishte dikush shumë i rëndësishëm për të që mungonte. Pikërisht Mozzik, i cili nuk u duk asgjëkundi, duke vërtetuar kështu ndarjen përfundimtare mes tyre.

Megjithatë, duket se dhe pas ndarjes Loredana vazhdon të hedhë disa ‘thumba’ në rrjete sociale. Me anë të një shprehje në Instastory reperja duket se i ka dhënë një ‘mesazh’ vajzave për të parë karrierën e tyre dhe të mos shkojnë pas dashurisë.

Bëni para, jo të dashur 

Kujtojmë se kënga më e fundit nga ish- çifti është “Mir Mir” dhe ka vetëm dy javë nga publikimi. Deri më tani ky bashkëpunim numëron 3.5 milion klikime duke na treguar dhe një herë se dyshja nuk zhgënjen kurrë.