Këngëtarja shqiptare, Loredana, është në një lidhje romantike me futbollistin e Dortmundit, Karim Adejemi, dhe duket se marrëdhënia e tyre po merr një drejtim serioz. Pas shpalljes së romancës, çifti ka ndarë vazhdimisht momente të bukura nga jetët e tyre, përfshirë çastet nga ndeshjet e futbollistit.
Së fundmi, Loredana ka postuar një foto në “InstaStory” së bashku me nënën e Adejemit, duke e quajtur atë “vjehrrë”. Të dyja ishin duke ndjekur ndeshjen e Dortmundit kundër Sëlltik në Ligën e Kampionëve, ku Karim shkoi në formë të shkëlqyer duke shënuar tripletë.
“Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur,” shkroi Loredana në postimin e saj, duke dëshmuar se lidhja e saj me futbollistin dhe familjen e tij po bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Kjo ka ngritur edhe më shumë interesin për çiftin, që duket se po kalon një periudhë të lumtur së bashku.