Showbiz

Loredana rrëfen se Hana kupton 4 gjuhë

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, së fundmi ka bërë një bisedë 40 -minutëshe me moderatorin Aira Nejati për “Apple Music”.

Ajo ka folur për shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë vitit 2019, humbjen e të atit, skandalin me paratë, ndarjen nga Mozzik, po ashtu flet edhe për kohën që ka kaluar me vajzën e saj, Hanën.

Në intervistë thuhet se 25 -vjeçarja ka kaluar më shumë kohë pranë së bijës, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe gjithashtu rrëfen se Hana kupton 4 gjuhë edhe pse ende është një vjeçe.

“Unë kam qenë me të gjithë kohën, posaçërisht gjatë izolimit”. Ajo me të vërtetë që mund të flasë tani. Ajo tashmë mund të flasë me fjali të sakta. Kupton katër gjuhë, përfshirë anglishten, gjermanishten, shqipen dhe gjermanishten zvicerane. Ne flasim nga pak të përziera. Ajo kupton plotësisht gjithçka”, -theksoi Loredana.

Loredana pak kohë më parë konfirmoi ribashkimin me partnerin e saj, Mozzik, nga i cili u nda vitin e kaluar (2019).