Në librin e saj autobiografik “When My Heart Broke”, Loredana Zefi ka ndarë për herë të parë periudhën e vështirë të kaluar pas ndarjes nga këngëtari Mozzik.
Ajo ka zbuluar se pas këtij momenti të dhimbshëm, ka përjetuar një depresion të thellë, që ka ndikuar edhe në shëndetin e saj fizik. Reperja ka treguar se gjatë atyre muajve të vështirë, pesha e saj ka rënë drastikisht, duke arritur në vetëm 43 kilogramë, pasi nuk ushqehej dhe konsumonte vetëm duhan dhe pije energjike.
Pas katër vitesh lidhje dhe një vajze së bashku, Hana, Loredana dhe Mozzik u ndanë miqësisht. Sipas saj, ato ishin ditët më të vështira të jetës së saj, duke kujtuar se gjithçka dukej e padurueshme dhe se përballimi i jetës pa të ishte një betejë e vërtetë.
Me gjatësinë time prej 170 centimetra, peshoja vetëm 43 kilogramë”
– tregon ajo, duke shtuar se kishte humbur çdo interes për vetveten dhe e kishte shkatërruar trupin me kalimin e ditëve, duke jetuar vetëm me cigare dhe Red Bull.
Loredana gjithashtu rrëfen se pas ndarjes, edhe rutina më e thjeshtë, si një dush, ishte bërë një luftë për të. Ajo ka pranuar se ishte Hana, vajza e saj e vogël, ajo që i dha forcë të vazhdonte përpara.
Pa Hanën, ndoshta nuk do të kisha mundur ta bëja këtë
Në disa pjesë të tjera të librit, Loredana përshkruan edhe periudhën e saj të lidhjes me Mozzikun, ku tregon se ai ishte dikush që ajo e konsideronte “burri i ëndrrave të saj”.
Ajo përmend se në atë periudhë, e pyeste vazhdimisht për flokët dhe veshjet e tij, duke mos e menduar kurrë ndarjen nga ai. Ndarja ka qenë një moment shumë i vështirë për Loredanën, dhe ajo ka pasur vështirësi ta tregonte këtë vendim para familjes, duke shtuar se në familjen e saj, ku ka 10 vëllezër e motra, asnjëherë nuk kishte pasur një martesë të dështuar.
Për sa i përket lidhjes së saj të re me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, Loredana thotë se gjithçka është perfekte. Ajo ka theksuar se ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe se është e lumtur në këtë fazë të jetës së saj.
Kjo autobiografi është një reflektim i sinqertë dhe emocional i Loredanës për momentet më të vështira të jetës së saj dhe forcën që ka gjetur për të kapërcyer ato, duke filluar një kapitull të ri.