Gjithë rrjeti “u çmend” pas postimit të Loredanës ku shfaqej me një foshnjë në dorë dhe të gjithë menduan se pas ribashkimit, reperja dhe Mozzik u bënë sërish prindër.
Por, mesa duket e gjitha ishte vetëm një “lojë” nga ana e tyre për të paraprirë surprizën e rradhës mes dyshes. Ka qenë Mozzik ai që ka postuar një foto ku duket Loredana “topless” duke pozuar bashkë me të. Krahas fotos, reperi i hitit “Madonna”, ka zbuluar dhe titullin e albumit të tyre “No Rich Parents”.