Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.
Ndërkohë që shpesh herë është kritikuar se ka ndikuar keq në karrierën e partnerit të saj, së fundmi, Loredana ka gjetur kohën që të mbështesë Karim në një ndër ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve. Në një video që ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në median online, Loredana shihet në stadium dhe padiskutim është një ndër tifozet më të veçanta për futbollistin.
Në videon e publikuar nga vet ajo në Instastory, Karim shihet teksa i afrohet Loredanës, e cila gjendet në rreshtin e parë të tribunës, duke e përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje të zjarrta mes njëri-tjetrit.
“Të dua shumë”, ka shkruar Loredana bashkangjitur postimit të saj, i cili ka marrë komente dhe pëlqime pafund në rrjetet sociale.
Rikujtojmë gjithashtu se para disa javësh Karim Adeyemi ka marrë kritika të shumta për shkak të formës së tij jo të mirë, por nuk ishte vetëm ai që është kritikuar.
Sulmuesi i talentuar gjerman është në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare Loredana Zefi dhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar kritikave nga tifozët e Dortmund, por edhe nga mediat që e kanë akuzuar se pikërisht kjo është fajtore për formën e tij të dobët. 22-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, derisa ka vetëm dy gola dhe dy asistime. Adeyemi i është përgjigjur kritikave ndaj Loredanës dhe formës së tij të dobët në një intervistë që ka dhënë për kanalin zyrtar të Borussia Dortmund në YouTube. Shpresa e madhe e futbollit gjerman ka thënë se është e padrejtë të kritikohet e dashura e tij, pasi për formën e tij të dobët është vet ai fajtor dhe dëshiron që të përmirësohet në vitin 2024.