Showbiz

Loredana dhe Mozzik janë zyrtarisht bashkë, nuk ka më vend për dyshime

Prej muajsh tashmë flitet për një rikthim të mundshëm mes Mozzik dhe Loredanës, ndarja e të cilëve është komentuar pa fund në media. Ndërkohë, tekstet e këngëve që thuhej se ja dedikonin njëri-tjetrit pas ndarjes janë analizuar deri në detaj. Pas kërkimeve të shumta të fansave, fotove të bëra fshehurazi nga paparacët duke i kapur mat së bashku duket se kanë qenë të gjitha të vërteta dhe jo thjesht rastësi apo aludime dhe këtë e vërteton dokumentari më i ri i reperes.

Mbrëmjen e kaluar Lori ka publikuar pjesën e parë të dokumentarit të saj mbi jetën dhe karrierën në Instagram pjesë të cilit është edhe Mozzik. Ky i fundit shihet duke folur herë pas here mbi marrëdhënien e tyre duke theksuar se ndarja nuk ishte aq tragjike sa u shpërfaq në media. Edhe pas ndarjes të shumëpërfolur, dyshja kanë qenë herë pas herë pranë njëri-tjetrit duke u kujdesur për vogëlushen e tyre Hana si dhe për të ruajtur raporte të mira mes tyre. Mirëpo, teksa po u mundonin ta bënin këtë gjë, ata ranë sërish në dashuri me njëri-tjetrin.

“Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.” -thotë reperi në një pjesë të dokumentarit. Sakaq, fansat presin me padurim publikimin e pjesëve të tjera të tij ku me siguri do të zbulohet më shumë rreth marrëdhënies së Loredanës dhe Mozzik. Tashmë rikthimi është mëse i qartë dhe nuk ka më vend për dyshime.