Celebrities Gossip Showbiz

Loredana dhe Mozzik, gati për fëmijën e dytë?!

Tingëllon çuditshëm, por është e vërtetë. Loredana dhe Mozzik kanë qenë çifti më i komentuar nga media rozë për shkak të ndarjes dhe ribashkimit të tyre.

Loredana ka publikuar një foto ditën e sotme në rrjetet sociale duke na bërë të mendojmë se familja Aliu paska në plan të zgjerohet. Reperja publikoi në Instastory një foto të këpucëve të vogla të Hanës, duke shkruar “Dua një bebush të dytë”. Kaq ka mjaftuar që kjo foto të bëjë xhiron e rrjetit teksa fansat mezi po presin të dëgjojnë lajme të mira nga çifti. Mirëpo, nuk mund të themi me siguri nëse kjo ishte thjesht një dëshirë e momentit e Loredanës nisur nga nostalgjia që mund t’i kenë lindur nga këpucët e Hanës, apo kemi të bëjmë me plane konkrete mbi zgjerimin e familjes së tyre.

Vlen të theksohet se muajit e fundit është aluduar shpesh se reperja është shtatzënë. Në rrjet kanë qarkulluar disa foto me barkun e rrumbullakosur të Loredanës, mirëpo në fund rezultoi të ishin thjesht thashetheme. Madje, rreth këtyre zërave reagoi asokohe edhe Mozzik, i cili shkroi “Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, -drejtuar mediave.

Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar në InstaStory një emoji që nënkupton familjen, me dy fëmijë. Këto detaje ngjallin më shumë dyshimet se Loredana do të bëhet nënë për herë të dytë.