Showbiz

Loredana bën deklaratën e parë për Mozzik që pas ndarjes: “Ai është më i miri”

Kohët e fundit ish-çifti i shumëpërfolur, Loredana dhe Mozzik janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Edhe pse kanë qenë shumë të përkushtuar me karrierën përkatëse, syrit të fansave nuk ju ka shpëtuar disa detaje që vërtetojnë se mes tyre ekziston ende diçka.

Po kështu edhe deklaratat që kanë dhënë në intervista të ndryshme lënë shumë vend për dyshime. Si Mozzik që ka pohuar në një farë mënyre me heshtjen e tij nga ana tjetër Loredana flet për herë të parë pas ndarjes.

Në një video, që është shkëptutur nga fansat nga një “live” që reperja po bënte në rrjetet sociale, është pyetur edhe për Mozzik. Njëra prej pyetjeve ishte: “Ku është Mozzik?” ajo thotë në gjermanisht: “Mozzik është më i miri. Para se të dilja live në Instagram po flisja me të.”

Pra, pavarësisht si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre, shumë detaje na çojnë në përfundimin se ata të dy janë bashkë dhe nuk ka asgjë që i ndan. Epo tani ne bashkë me fansat presim vetëm një konfirmim nga ana e tyre, gjithashtu mezi po presim edhe bashkëpunimin e lënë përgjysmë në serinë e “Romeo and Juliet”.

Kujtojmë se javët e fundit, dyshja e reperave janë fotografuar së bashkë nga fansat dhe paparëcët në qendër tregtare në Gjermani si edhe në aeroportin e Prishtinës ku dukej se Mozzik po priste artisten shumë të dashur të publikut.