Qeveria e Britanisë së Madhe ka kërkuar një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit, pasi numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që shënjestronin grupin terrorist Hezbollah u rrit në te pakten 588 persona.
Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se sulmet kishin shkaktuar vdekjen e të paktën 588 persona dhe plagosjen e 1 835 të tjerëve.
Kjo është vala më vdekjeprurëse e sulmeve izraelite që nga lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006.
“Libani u përgjigj duke lëshuar sot 55 raketa në veri të Izraelit”, sipas ushtrisë izraelite.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy bëri thirrje dje në mbrëmje për një armëpushim të menjëhershëm përpara takimit të ministrave të G7.
“Thellësisht i alarmuar nga raketat dhe sulmet ajrore në Liban dhe Izrael dhe vdekjet e civilëve. Përshkallëzimi i mëtejshëm rrezikon të çojë në pasoja edhe më shkatërruese”, tha Lammy në X.
“Unë përsëris thirrjen time për një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, të cilën do ta theksoj kur të takoj ministrat e G7 sonte”, tha ai.
Ministri i lartë i qeverisë, Pat McFadden tha se të gjithë në rajon duhet të jenë në gjendje të jetojnë në paqe. Armiqësitë midis vendeve fqinje vijnë së bashku me luftën e vazhdueshme Izrael-Gazë, e cila u shkaktua nga sulmi terrorist i 7 tetorit nga Hamasi.
Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimi u tha të gjithë shtetasve britanikë në Liban që të largohen duke i këshilluar kundër çdo udhëtimi në vend.
“Ajo që duhet të ndodhë në planin afatgjatë është që të gjithë në këtë rajon të mund të jetojnë në siguri”, tha McFadden. //a.i/