Aktualitet Bota

Londër, të shtëna me armë zjarri, raportohet për një të vdekur dhe dy të plagosur

Një burrë ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur nga të shtënat në Londër.

Asnjë arrestim nuk është bërë ende për atë që një shef policie e quajti një “akt të pakuptimtë dhune”.

Policia Metropolitane u thirr në “Wells Park Road” në Sydenham, në jug të qytetit, në orën 10:10 të së dielës, shkruajnë mediat britanike.

Lexo edhe: Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA

Oficerët dhe mjekët kanë gjetur një person të plagosur me armë zjarri, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu është gjetur edhe një grua e cila ka pësuar lëndime me armë zjarri në këmbë. Ajo është dërguar në spital dhe policia tha se gjendja e saj nuk është në rrezik për jetën.

Një person i tretë më vonë shkoi në spital me ato që duket se janë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Lexo edhe: Dhuna mes tifozëve, policia holandeze ndalon protestën propalestineze