Lionel Messi, pavarësisht viteve që kalojnë, mbetet lideri i Argjentinës. Futbollisti i kësaj kombëtarje, Rodrigo De Paul, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar mbështetjen e tij për sulmuesin.
“Messi është kapiteni i anijes në kombëtaren e Argjentinës. Gjithçka që bëjmë është për të, e bëjmë me kënaqësi. Ne duam që ai të jetë gjithmonë në faqen e parë të të gjitha gazetave dhe ne shtyjmë nga pas”, – tha ai.
Messi numëron 187 ndeshje për Argjentinën, ku ka shënuar plot 109 gola. Gjithashtu, “pleshti” ka kontribuar edhe për skuadrën e të rinjve,