Lojërat Olimpike të Parisit janë prodhuar një mori polemikash në disiplina të ndryshme. Nuk mbetet pas as boksi i femrave. Ditët e fundit është përfolur shumë për pjesëmarrjen e Imane Khelif dhe Lin Yu-ting në Paris, duke u bërë objekt kritikash në rrjetet sociale. Të dyja boksieret u skualifikuan nga Kupa e Botës 2023 për shkak të kromozomeve XY (siç i kanë burrat), kur femrat duhet të kenë dy kromozome X.
Imane Khelif kishte marrë kritika nga Italia (përfshirë rivalen Carini) para ndeshjes, pasi e konsideronin atë si “trans”, dhe e shihnin vendimin që ajo mund të merrte si të padrejtë. Pas ndeshjes së saj ndaj Angela Carinit, kritikat me siguri nuk do të ndalen, pasi pas 46 sekondash italiania tha mjaft dhe u dorëzua dhe më pas shpërtheu në lot. Carini ka dhënë një deklaratë pas ndeshjes, duke thënë se:
Unë shkova në ring për të nderuar babanë tim. Më thanë shumë herë se isha luftëtare, por preferova të ndaloja për shëndetin tim. Nuk kam ndier kurrë një goditje si kjo. U futa në ring për të luftuar. Nuk u dorëzova, por një grusht më lëndoi shumë dhe kështu thashë mjaft. Unë po dal me kokën lart. Pas grushtit të dytë, pas vitesh përvojë, ndjeva një dhimbje të fortë në hundë. Thashë mjaft, sepse nuk doja. Nuk arrita ta mbaroja luftën pas goditjes me grusht në hundë. Kështu që ishte më mirë t’i jepej fund.
Nga anë tjetër, Khelif është e fokusuar në luftën e saj të radhës. Ajo deklaraoi për BBC Sport:
Unë jam këtu për medaljen e artë. Do i luftoj të gjithë.