Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetarja Iva Korumi. Si e komenton ajo fenomenin e “Big Brother Vip”?!
E ke të pamundur të mos qarkullosh një video nga “BBV”. Është e pamunudr t’i rezistosh një fenomeni që ti e has kudo. Dinamikat aty brenda të bëjnë mos t’i qëndrosh një profili nga fillimi deri në fund.
Ndër të tjera, Iva komenton raportin e Ilnisës me Meritonit.
Meritonin në fillim e kam parë si një personazh inekzistent. Ishte fillimi, ishin pasiguritë, çështja e moshës sepse është pak i vogël. Ilnisa që në fillim të lojës ishte shumë dinamike, i dha fuqi që ajo tani ka një siguri. Loja e saj që në fillim ishte shumë e ashpër, shumë e egër. Meritoni i urtë pati në krah një Ilnisa shumë të fortë në krijimin e situatave. Ilnisa hyn te lojtaret e forta dhe Meritoni në fillim nuk ka pasur një lojë. Është thjesht bukurosh, por tani po tregon që nuk mjafton vetëm bukuria. Loja nuk do trupin e bukur, por djalin e fortë që nuk përqesh, që është i sigurt te ajo që thotë. Nuk ka ndonjë argument.