‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel me autore, Olsa Muhametin dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.
Teksa deri më tani është transmetuar vetëm episodi i dytë kemi arritur të njohim pak më shumë konkurrentët. Këtë të premte, djemtë dhe vajzat u bënë pjesë e një loje ku duhet të vizatonin në trupat e njëri-tjetrit ofendimet apo paragjykimet që i janë drejtuar gjatë jetës së tyre dhe ata u shprehën të gatshëm duke zbuluar histori nga jeta e tyre që nuk i dinim.
Ndër to ishte dhe Anxhela, e cila e përjetoi më shumë nga të gjithë këtë lojë dhe teksa tregoi paragjykimet që kishte hasur, shpërtheu në lot.
Unë jam Anxhela. Nuk jam as e paaftë, jam shumë njeri i zoti dhe kam rrezikuar mjaftueshëm, të paktën për të mos merituar ofendime nga njerëzit që më kanë njohur dhe e dinë se kush jam dhe që kanë pretenduar se më kanë studiuar për të më vënë në një pozicion pune të caktuar.