Celebrities Showbiz

Loja e tezes së saj në “BBV”, Xhesika Polo surprizon me komentin për Valbona Memën!

Xhesika Polo, përveç se një artiste shumë e dashur dhe një këngëtare shumë e talentuar, për ata që nuk e dinë, ajo ka dhe lidhje familjare me Valbona Memën. Ajo është tezja e Xhesikës dhe kjo e fundit ka zgjedhur që të komentojë mbi lojën e këngëtares brenda në shtëpi. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Xhesika foli më shumë për mënyrën si po e sheh lojën e “Big Brother VIP” deri tani.

A ia kishte thënë Valbona mbesës së saj që do të hynte në “Big Brother VIP”?

Tezja është natyrë ‘e zhurmshme’. Duke qenë se ishte një eksperiencë që e kishte me shumë qejf, ma kishte thënë më parë. Por kishte dhe dilemat e veta se kur do të hynte pasi pësoi dhe një lëndim. Dhe pa u shëruar plotësisht nuk do të hynte.

Si e ka pritur Xhesika këtë vendim të tezes së saj?

Unë nuk isha shumë dakord sepse është format që të matet pulsi. Bona nuk është njeriu më tolerant në botë dhe doja ta mbroja. Pastaj mendova që ajo e meriton te ketë një eksperiencë si “Big Brother”. Ajo shkoi që t’i jepte pak frymë familje, mendoj se i ka zbutur.

Si e shikon ajo lojën e saj deri tani?

Ishte e qartë me qëllimin e saj. Donte që t’u jepte disiplinë, minimumi për higjienën personale. Bona është natyrë shumë luftarake dhe e ka studiuar mirë atë shtëpi. E vlerësoj që nuk kafshon më shumë se sa mund të përtypi. Është shumë e ndjeshme si natyrë. Por më ka surprizuar për mirë. Bona e ka natyrën që është si lider, do që t’i dëgjohet fjala.

A e sheh Xhesika tezen e saj si një fituese potenciale?

Jo. Në finale edhe mund ta shoh. Stategjia që ajo ka zgjedhur, nuk është tamam stategji. Menyra si i ka përdorur lëvizjet e saj mund ta ndihmojë. E shikoj që ajo shtëpi ka nevojë për Bonën. Ka marrë një qasje më të ngrohtë. Banorët aty e kanë marrë me shumë vrull dhe shoh ca sy shumë bosh.

A i ka dhënë Valbona ndonjëherë mbesës së saj këshilla rreth këngëve të saj?

Jo për këngët, por për veshjet. I vjen inat sepse më ka mbesë dhe kur lexon komente që nuk i pëlqejnë i ikën truri.