Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Loja e përbashkët me Julin e ka penalizuar…”/Çfarë nuk pëlqen shoqja e ngushtë e Ledjonës tek loja e saj brenda BBV?!

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Artjon Bakaj dhe Bora Korkuti për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Bora ka zbuluar në Top Albania Radio se është shoqja e ngushtë e Ledjonës dhe një mbështetëse e madhe e saj në lojë, por si e ka parë ajo deri më tani komplet strategjinë dhe çfarë nuk i ka pëlqyer tek mikesha e saj?

Ka momente që edhe unë nuk pëlqej gjëra nga Ledjona, përshembull ndonjëherë e tepron pak me debatet. Shprehjen ‘po ik o ik’ nuk do të doja që ta përdorte, e kemi dëgjuar tek shumë banorë na është bërë refren. Na është bërë shumë e lodhshme dhe e bezdishme, kemi nevojë që debatet që bëjnë të paktën t’ju qëndrojnë deri në fund me argumente. 

Që Ledojna do të përfshihej në debate unë këtë e dija duke njohur natyrën e saj, është e drejtpërdrejtë, impulsive, gjërat që ka nuk i mban por t’i thotë në sy. E dija që do të krijonte debate dhe pakënaqësi qoftë edhe brenda shtëpisë por edhe në publik. 

Duke qenë brenda shtëpisë së BBV, nëse do të kishte qenë dikush që Ledjona mund të kishte nisur të kishte pëlqim a do të krijonte ajo një lidhje apo do ta mohonte një lidhje dashurie?

Unë mendoj që nuk do ta rezervonte veten, megjithatë me personazhet që janë brenda nuk besoj se asnjëri do t’i përshtatej. Ledjonës i pëlqejnë tipa çapkën. 

Nëse Borës do t’i jepej mundësia që të futej në shtëpinë e BBV për të takuar Ledjonën, cili do të ishte mesazhi ose këshilla që ajo do t’i jepte?

Loja e përbashkët me Julin e ka penalizuar si të themi në publik, kështu që i vetmi mesazh që do t’i jepja është që të luaj vetë sepse Ledjona ka aftësi dhe është inteligjente sa për të luajtur vetëm, jo vetëm për në finale por edhe ta fitojë këtë BBV pse jo. Megjithatë koha do e tregojë vetë. 

Ndërkohë Artjon Bakaj ka analizuar edhe lojën e Romeos brenda shtëpisë së BBV ku u ndal edhe tek raporti i tij me Heidin dhe u shpreh se zgjedhjet e saj si lidere kanë qenë një sulm indirekt për të. Për të zbuluar më shumë klikoni këtu.