Emisioni më i përfolur i momentit Për’puthen, mesa duket javët e fundit është kthyer në një telenovelë të vërtetë, e mbushur plot dramë dhe intriga. Për të gjithë ju që nuk keni patur mundësinë të informoheni për bëmat e fundit, drama më e re vërtitet rreth një postimi në Instagram të bërë nga Loco (Elvisi), ku akuzonte Antonelën për ngjarjen e famshme, puthjen e saj me Atdheun.
Nga kjo ndodhi, konkurrentja dhe opinionisti Arjan Konomi i kanë kërkuar Locos largimin e tij nga emisioni. Reagimi i Arjanit i çuditi të gjithë pasi ai përdori tone shumë të ashpra dhe kjo gjë shkaktoi një debat të fortë, ku fjalët degraduan deri në ofendime të rënda.
Kjo situatë u mbyll me largimin e papritur të Atdheut, pasi ai ishte një nga protagonistët kryesor. Nga ana tjetër Loco vendosi të qëndrojë në skenë për të qartësuar të gjithë meselenë e shkaktuar, por ishte diçka e pamundur. Kështu që ai vendosi të bënte një postim në Instagramin e tij për t’i dhënë fund kësaj drame.
Në postim ai përpiqet të sqarojë mbi mesazhin e vërtetë që ka dashur të shprehë dhe jo atë që është manipuluar shumë ndryshe duke e bërë atë një maskilist dhe sulmues femrash. Shumë i prekur nga situata, Loco shprehet se nuk ka patur reagime të tjera negative kundrejt postimit dhe se ai i ka kërkuar falje kujtdo që mund të jetë prekur nga fjalët e përdorura. Ai gjithashtu shprehu se po përpiqen ta kthejnë në një personazh në të cilin nuk është, dhe publiku e di këtë gjë.
“Por, nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”
Burime të sigurta konfirmojnë se konkurrentët e Për’puthen, Atdheu dhe Elvisi janë larguar përfundimisht nga emisioni dhe kjo gjë do të zyrtarizohet në puntatat e ardhshme. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë konkurrentëve një jetë të qetë e sa më pak dramë!