Celebrities Gossip Music Showbiz

Lizzo tërhiqet përfundimisht nga muzika!

Lizzo ka vendosur të largohet nga muzika, duke thënë se është lodhur me talljet në internet për pamjen dhe karakterin e saj. Ky vendim vjen disa muaj pas akuzave për ngacmim seksual. Këngëtarja fituese e Grammy-t u akuzua nga balerinët për ngacmim ndërsa thuhet se i detyronte të bënin gjëra të ndryshme.

“Po lodhem duke e duruar që të gjithë në jetën time dhe në internet të më tërheqin zvarrë. Gjithçka që dua është të bëj muzikë dhe t’i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj botën të jetë pak më e mirë se sa e gjeta unë. Por kam filluar të ndihem sikur bota nuk më do mua në të. Unë jam vazhdimisht kundër gënjeshtrave që thuhen për mua për ndikimin dhe pamjen të qenit shtylla e talljeve çdo herë për shkak të pamjes sime. Karakteri im po zgjidhet nga njerëz që nuk më njohin dhe nuk e respektojnë emrin tim.”-shkroi ajo duke nënkuptuar më pas se do të largohej nga muzika.

Gushtin e kaluar, Lizzo dhe kompania e saj e prodhimit u paditën nga ish-balerinët Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez, të cilët e akuzuan atë për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi armiqësor pune. Rikujtojmë se para disa kohesh këngëtarja reagoi ndaj akuzave duke shprehur se:

Nuk është kurrë qëllimi im të bëj dikë të ndihet jo rehat ose sikur të mos vlerësohesh në ekip. Unë jam shumë e hapur me seksualitetin tim dhe ta shpreh atë, por nuk mund të pranoj apo lejoj që njerëzit ta përdorin për të më bërë të jem diçka që nuk jam. Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë. Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të errësohet nga kjo. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar për të më ngritur lart gjatë kësaj kohe të vështirë.