Celebrities Showbiz

Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave për ngacmim seksual!

Ylli i muzikës pop, Lizzo është paditur nga tre ish-balerinat e saj për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi pune armiqësor. Padia përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm. Tani më në fund, Lizzo ka reaguar mbi padinë e ngritur kundër saj të martën. Në një deklaratë të postuar në mediat sociale ajo u shpreh:

Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese. Etika, morali dhe respekti im i punës janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar. Zakonisht unë zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë aq të pabesueshme sa duken dhe tepër të çmendura për të mos u adresuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lizzo (@lizzobeeating)

Këngëtarja e “2 Be Loved” tha se pretendimet erdhën nga ish-punonjësit që “tashmë e pranuan publikisht” se sjellja e tyre gjatë turneut me të kishte qenë “e papërshtatshme dhe joprofesionale”. Ajo shpjegoi se me pasionin e saj vjen puna e vështirë dhe standardet e larta, duke pranuar se duhet të marrë vendime të vështira. Lizzo tha në deklaratën e saj se nuk po përpiqej të shfaqej si viktimë, por iu lut fansave dhe ndjekësve të saj që të dinin se ajo nuk është e keqja që është portretizuar në ditët e fundit.

Nuk është kurrë qëllimi im të bëj dikë të ndihet jo rehat ose sikur të mos vlerësohesh në ekip. Unë jam shumë e hapur me seksualitetin tim dhe ta shpreh atë, por nuk mund të pranoj apo lejoj që njerëzit ta përdorin për të më bërë të jem diçka që nuk jam. Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë. Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të errësohet nga kjo. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar për të më ngritur lart gjatë kësaj kohe të vështirë.

Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ish-balerinat që kanë ngritur padinë. Ndërkaq, të tjerë persona që kanë punuar me Lizzo-n i kanë dalë kundër këngëtares. Ish-drejtoresha e saj krijuese, Quinn Whitney Wilson dhe balerina Courtney Hollinquest pohuan se ato kishin përjetuar gjëra të ngjashëm.