Celebrities Gossip Showbiz

Lizzo ‘ndëshkohet’ nga fansat e saj pas akuzave për ngacmim seksual!

Ylli i muzikës pop, Lizzo është paditur së fundmi nga tre ish-balerinat e saj për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi pune armiqësor. Padia përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm. Pas këtyre akuzave, Lizzo reagoi mbi padinë e ngritur. Në një deklaratë të postuar në mediat sociale ajo u shpreh:

Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese. Etika, morali dhe respekti im i punës janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar. Zakonisht unë zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë aq të pabesueshme sa duken dhe tepër të çmendura për të mos u adresuar.

Ndërkaq, pasi u përhap lajmi se Lizzi ishte paditur erdhën edhe reagimet e para nga ndjekësit e këngëtares të cilët i kanë bërë ‘unfollow’ në Instagram. Deri më tani këngëtarja ka humbur mbi 200 mijë adhurues të muzikës së saj.

Ndërkaq, të tjerë persona që kanë punuar me Lizzo-n i kanë dalë kundër këngëtares. Ish-drejtoresha e saj krijuese, Quinn Whitney Wilson dhe balerina Courtney Hollinquest pohuan se ato kishin përjetuar gjëra të ngjashëm.