Këngëtarja e njohur Lizzo, së fundmi ka postuar një video në “TikTok” duke thënë se ka mbetur shtatzënë me fëmijën e Chris Evans, i cili ka shkëlqyer në rolen e tij si Captain America. Ajo shprehet :
Kjo është diçka që vërtetë kam dashur t’a mbaj sa më private dhe vetëm mes meje dhe babait të fëmijës tim. Por duke qenë se thashethemet po përhapen shumë së fundmi, ja ku po e them. Po pres një fëmijë të vogël “Capitain America”.
https://www.tiktok.com/@lizzo/video/6989782198396275973?lang=en&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1
Por si ka qenë reagimi i aktorit lidhur me këtë shaka? Mesa duket, atij i është dukur shumë për të qeshur. Lizzo ndau me ndjekësit e saj disa mesazhe që dyshja kanë shkëmbyer së bashku. Chris i është përgjigjur videos së saj duke thënë:
Përshëndetje! Sapo dëgjova për gëzimin tonë të madh. Mamaja ime do të lumturohet kaq shumë. Vetëm më premto që nuk do të bëjmë asnjë festë për zbulimin e gjinisë.
Pas kësaj, Lizzo i ka thënë të gjithë ndjekësve të saj se sapo siguroi paratë për bebin që do të vijë.
Oh, Zot i madh! Ai e pa barkun që po rritet. Ne ja dolëm. Tani duhet t’a quani Merica i vogël.
https://www.tiktok.com/@lizzo/video/6991583402759703813?lang=en&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1
Rikujtojmë se, të gjitha këto flirte nisën para pak muajsh kur Lizzo i dërgon Chris Evans një mesazh në “Instagram”. Të nesërmen kur ajo u zgjua dhe ndau me fansat se kurrë nuk duhet të dërgoni ndonjë mesazh nëse jeni të dehur. Por aktori duket se e mori me sportivitet këtë gjë duke i kthyer përgjigje:
Mos u ndje e turpëruar nga ky mesazh. Zoti është dëshmitar se unë kam bërë gjëra dhe më të këqija kur kam qenë i dehur.
Jo vetëm kaq, Evans gjithashtu e ka uruar këngëtaren për ditëlindjen e saj.
Gëzuar ditëlindjen! Dëgjova se po feston në Las Vegas, po ndjehem xheloz. Bëfsh qejf!