E ftuara e puntatës së javës në emisionin “Goca dhe Gra”, Livia Brunga, ka shkaktuar reagime të shumta me disa deklarata të forta rreth marrëdhënies së saj me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Mevlan Shaba. Gjatë intervistës, Livia ka zbuluar disa detaje që kanë ngritur dyshime dhe pyetje në lidhje me marrëdhënien e saj me familjen e Mevlanit.
Ajo ka folur për mbështetjen që ka marrë nga familja e Mevlanit, duke e përshkruar situatën si një “moment të vështirë” për të. Kjo ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi nuk është e qartë nëse ka pasur diçka më shumë nga çfarë dimë, apo mendojmë, historia me Mevlanin, apo ka qenë thjesht një pjesë e një dinamike më të gjerë.
Në fund të intervistës, moderatorja Rudina Dembacaj e ka sfiduar Livian me një pyetje intriguese lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së saj në edicionin e katërt të “Big Brother VIP”.
Livia ka lënë të hapur mundësinë e një prezencë në reality show, duke thënë:
Sigurisht që është një moment pak i vështirë, por nëse vendos të hyj në Big Brother, do ta bëj vetëm në Top Channel, Shqipëri. Kam pasur oferta për ta bërë edhe në Itali, por për mua është më kuptimplotë këtu.
Këto deklarata kanë ndezur spekulime dhe kanë rritur interesin për mundësinë që Livia të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 4”. Pjesëmarrja e saj në këtë format do të ishte një zhvillim i rëndësishëm, pasi do të shtonte edhe më shumë intrigë dhe emocion në edicionin e ri.
Megjithatë, për momentin, mbetet të shihet nëse Livia do të marrë një ftesë ftesë për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe a do ta pranojë atë.