Sport

Liverpuli mposht Çelsin dhe i merr Sitit kreun e Premier Ligës

Liverpuli mposhti Çelsin me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Premier League. Dueli u zhbllokua në minutën e 29-të nga Salah nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Kodi Gakpo i dyfishoi shifrat por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e 49-të Xhekson riktheu baraspeshën për blutë e Londrës. Festa e tyre nuk zgjati shumë pasi Xhons kaloi sërish në avantazh të kuqtë.

Me këtë fitore, skuadra e Arne Slot rimerr kreun e Premier League në kuotën e 21 pikëve, ndërsa ekipi i Mareskës mbetet në vendin e 6-të me 14-të pikë. Mançester Siti fitoi më herët 1-2 në transfertën ndaj Uollvs.

Premier League përcillet ekskluzivisht në Digitalb.