Aktualitet Sport

LIVE SPANJË-GJERMANI/ Lojë e ashpër nga të dyja skuadrat, mungon goli në Shtutgart

Spanja dhe Gjermania masin forcat në çerekfinalen e parë të këtij Europiani, që cilësohet dhe si një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat janë pretendente kryesore për të ngritur lartë titullin.

“La Roja” e mbylli Grupin B me pikë të plota, ku bënte pjesë dhe Shqipëria, ndërsa në 1/8-at mposhti 4-1 Gjeorgjinë debutuese.

Nga ana tjetër, “Panzerat” organizatorë gjithashtu dolën të parët në Grupin A me 7 pikë, teksa mposhtën 2-0 Danimarkën në një duel me polemika.

Në Shtutgart pritet të mbizotërojë spektakli për shkak të asaj që të dyja skuadrat kanë dhënë në këtë Europian dhe për faktin se në fushë kanë hedhur lojtarët më në formë në dispozicion, ndërsa drejtësi në këtë takim do të vendosë arbitri anglezi Anthony Taylor.

REZULTATI LIVE:

SPANJË 0-0 GJERMANI

KOMENTI LIVE:

29′ Le Normand ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gundogan dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Raum shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Laporte provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet në duart e Neuer.

21′ Havertz godet me kokë, por tentativa we tij ndalet nga Unai Simon.

17′ Ruiz godet nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

13′ Rudiger ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Olmos.

12′ Williams provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

8′ Zëvendësim i detyruar te Spanja. Largohet Pedri i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Dani Olmo.

1′ Pedri godet bukur në hyrje të zonës, por Neuer e ndal pa probleme.

1′ Shkelmohet topi i parë në Shtutgart!