Film & Tv Live From Tirana Music

“Live From Tirana” rikthehet nga 2 shtatori në TAR, me energji të reja dhe të ftuar interesantë!

“Live From Tirana”, një nga emisionet më të vjetra në Top Albania Radio, do të vijë shumë shpejt me sezonin e ri. Duke fillua nga 2 shtatori, “Live From Tirana” do të jetë bashkëudhëtari juaj nga ora 10:00 deri në 13:00, çdo ditë nga e hëna në të premte.

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio dhe lidhje direkte.

Gati dy dekada pas themelimit “Live From Tirana” është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Ky sezon i ri do të vijë me risi!

Krahas Jerida Sakaj në moderim, tashmë do të jetë dhe Klei Gërmenji. Së bashku, do të sjellin për dëgjuesit gjatë tre orëve transmetim lajmet më të reja rozë nga vendi dhe bota, intervista me të ftuar interesantë dhe temat më aktuale që nuk duhen humbur. Duke filluar nga këshillat e kujdesit ndaj vetes, artistë të rinj dhe ata më në zë të momentit, parashikimi i horoskopit, por po ashtu ndër të tjera, edhe rubrika më e ndjekur e “Social Top 5”. Nuk do të donit t’i humbisnit të gjtha këto!