Celebrities Gossip Showbiz

“Listoni të gjitha bamirësitë që ka bërë ndër vite…”/Donatella Versace del në mbrojtje të Chiara Ferragnit pas akuzave për mashtrim!

Kompanitë e blogeres së njohur italiane Chiara Ferragni duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh. Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Por, nuk mbyllet me kaq! Së fundmi gazetarja italiane, Selva Lucarelli ka denoncuar një tjetër rast.

Në vitin 2021 Chiara krijoi për shitje dhe reklamoi vezën e Pashkës, fitimet e të cilës do të shkonin për bamirësi por paratë kanë shkuar në xhepin e blogeres. Pasi gazetarja ka nisur të thellohet në këtë rast, blogerja i ka fshirë fotot e reklamës nga Instagrami i saj. Ferragni me anë të një reagimi tha se do të dhuronte për spitalin e fëmijëve 1 milionë eurot që kompania e panetones nuk i kishte dhuruar.

Ndërkaq, së fundmi, një nga mikeshat më të mira të blogeres dhe një nga personazhet më të njohura në botë, Donatella Versace, i ka dalë në mbrojtje Chiara-s pas akuzave të gazetares duke shprehur këto fjalë:

Do të doja të dija saktësisht se për çfarë duhet të kërkojë falje Chiara? Ajo dhe Fedez kanë bërë gjithmonë punë bamirësie. Ishte kompania që duhej të paguante kontributin. Ata janë shembuj për Italinë dhe për të rinjtë. Listoni të gjitha bamirësitë që kanë bërë ndër vite dhe pyesni atë që e quan veten “gazetare” se sa bamirësi ka bërë. Po jua them unë: as 1 euro. Heshtni, më mirë për të gjithë, të paktën do vazhdojmë të japim për bamirësi pa qenë nevoja të dëgjojmë komente nga ata që si profesion janë ‘HATERS’.