Sikurse lista e Epstein, së fundmi ka dalë edhe një listë me emrat e të famshmëve që kanë qenë pjesë e festave të P. Diddy. Lista e supozuar përmban emrat e Leonardo DiCaprio, Jay Z, Beyonce, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Russell Brand, Mariah Carey, Jennifer Lopez, Russell Simmons, Usher dhe Meghan Fox. Lista bëhet virale pasi Usher dhe Pink fshinë postimet e tyre në X teksa po qarkullonin teoritë se Justin Bieber mund të kishte qenë viktimë e Diddy-t.
Askush nuk është përfshirë në rastin Sean Combs deri më tani. Diddy tani po përballet me akuza për krime seksuale dhe po mbahet në burg pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht prej 50 milionë dollarësh. Reperi u arrestua në hotelin ‘Park Hyatt’ në New York dhe që atëherë është akuzuar për trafikim seksual dhe prostitucion, për të gjitha këto ai u deklarua i pafajshëm në një gjykatë në Manhattan të martën.
Akuzat janë të frikshme, akte seksuale të detyruara që Combs dyshohet se i organizoi dhe regjistroi, sipas një aktakuze federale. Edhe pse nuk ka asgjë në aktakuzë, kanë dalë pamje nga festat e tij që ishin mbajtur në Hamptons dekada më parë.
Diddy organizonte festa gjigante ‘të çmendura’, të cilat thuhet se i ka regjistruar me qëllim që të përmbushte dëshirat e veta seksuale. Ai gjithashtu ushtroi kontroll mbi viktimat duke premtuar mundësi karriere, duke ofruar dhe kërcënuar se do të ndalonte mbështetjen financiare, duke monitoruar të dhënat e tyre shëndetësore dhe duke kontrolluar se ku jetonin.