Aktualitet

Lirohet Enca, gjykata lë në detyrim për paraqitje këngëtaren për kanabisin në ballkon!

Lirohet Ruensa Haxhiaj, për publikun e njohur si Enca. Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” këngëtares. Prokuroria kërkoi “Arrest me burg”,  por gjykata nuk e pranoi kërkesën e akuzës. Enca u shpreh se është konsumatore dhe se kanabisin në ballkon e kishte për përdorim vetjak.

Jam përdoruese vetë e kanabis sativa. I kam mbjellë përpara disa kohësh bimët.

Dy ditë më parë u arrestua në periferi të Tiranës për kultivim të bimëve narkotike në banesë. Në sallën e gjyqit, avokatët thanë se kontrolli në shtëpinë e Encës nuk u krye me vendim gjykate, por me nismën e policisë. Mbrojtja kërkoi masë më të butë sigurie, duke argumentuar se nuk qëndrojnë kriteret për arrest me burg. Enca ishte e pranishme në seancën gjyqësore, por nuk foli.

Më herët, sqaroi se bimët në shtëpinë në Lundër, me lartësi mbi një metër i ka mbjellë vetë, për kuriozitet dhe për nevojat e saj personale. Megjithatë nëse shpallet fajtore në fund të gjykimit, me sasinë e bimëve narkotike të kapura në banesën e saj, këngëtarja rrezikon nga 3 deri në 7 vjet burg, një penalitet i njëjtë edhe për ata që kapen me parcela të mbjella me drogë.