Bota

Lindja e Mesme “vlon”, Irani stërvitet për sulm!

Tensionet në Lindjen e Mesme janë në pikën e tyre më të lartë. Sipas The Wall Street Journal, Irani po lëviz raketahedhëse dhe po kryen stërvitje ushtarake për tu përgatitur për sulmin e paralajmëruar ndaj Izraelit, të cilin e bën fajtor për vrasjen e liderit të Hamasit dhe një komandanti të grupit militant Hezbollah në Liban.

Hamasi sakaq ka emëruar pasardhësin e Ismail Haniyeh. Ai është Yahya Sinwar, kreu i fraksionit në Gaza dhe organizatori i sulmeve të 7 tetorit në  Izrael dhe njeriu më i kërkuar prej tyre. Zgjedhja, sipas një zyrtari të Hamasit, përfaqëson një “mesazh të fortë rezistence” dërguar Izraelit.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Nasrallah ka njoftuar gjithashtu se përgjigja e armatosur ndaj Izraelit do të jepet së bashku me Iranin dhe Jemenin. Situatën po e mbajnë nën vëzhgim edhe amerikanët. Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin ka deklaruar se nuk do të tolerojnë sulme kundër trupave amerikane në Lindjen e Mesme.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar Teheranit të shmangë viktimat civile në përgjigjen e tij ndaj Izraelit