Celebrities Gossip Showbiz

Lim Payne sqaron të vërtetën e deklaratave të bëra kundrejt Zyan Malik!

Këngëtari i njohur Liam Payne duket se është penduar për disa nga deklaratat që ka bërë për ish-kolegun e grupit ‘One Direction’, Zayn Malik. Pasi u kritikua ashpër nga fansat sepse tha se nuk i pëlqen Malik, Payne ka qetësuar situatën. Këngëtari 28-vjeçar duke iu referuar intervistës së tij në podcastin “Impaulsive” të Logan Paul shkroi në Twitter se:

Njerëz, unë normalisht nuk do t’i komentoja këto gjëra, por kur bëhet fjalë për familjen, është e vështirë ta injoroni. Ata përmendën një incident të veçantë që përfshin Zayn, të cilit unë iu përgjigja, por duke e dëgjuar mbase nuk e artikulova veten aq mirë sa duhej. Po thosha se gjithmonë do të ketë gjëra për të cilat nuk pajtohemi, por unë do të jem gjithmonë, gjithmonë në anën e tij. Kështu është familja. Zayn është vëllai im dhe unë do të qëndroj pranë tij përgjithmonë.

Rikujtojmë se gjatë intervistës së tij, Payne tha:

Ka shumë arsye pse nuk më pëlqen Zayn dhe ka shumë arsye pse unë do të jem gjithmonë në anën e tij.

Payne, me sa duket, po i referohej një zënke të shtatorit 2021, në të cilën Malik u akuzua se e kishte goditur nënën e të dashurës së atëhershme Gigi Hadid, Yolanda Hadid. Këngëtari e ka mohuar pretendimin.

Unë nuk jam dakord me asnjë nga veprimet e tij. Unë nuk mund të përgëzoj disa nga gjërat që ai ka bërë. Unë nuk mund të jem në anën e tij për këtë.

Duke qenë se anëtarët e One Direction, përfshirë Harry Styles dhe Niall Horan, kanë refuzuar të diskutojnë për jetën personale të ish-shokëve të tyre të grupit në intervistat e mëparshme, fansat ishin të indinjuar që Payne po fliste kaq publikisht për Malik.

Rikujtojmë se pas ndarjes nga supermodelja Gigi Hadid, Zayn Malik u regjistrua në aplikacionin e njohjeve WooPlus, një aplikacion i cili mundëson njohjen me gra më të kolme. Liam Payne nga ana tjetër i ka dhënë fund fejesës me ish-partneren e tij, Maya Henry. ‘Daily Mail’ raportoi se ish-anëtari i grupit ‘One Direction’ dhe modelja nuk janë më bashkë që prej muajit të kaluar.