Aktorja e njohur Lily Collins, i është përgjigjur reagimeve të ashpra që mori seriali “Emily in Paris” për mungesën e diversitetit dhe përshkrimeve të njëtrajtshme të kulturës franceze, mes gabimeve të tjera, pasi sezoni i parë u publikua në Netflix vitin e kaluar. Seriali po përgatitet të rikthehet për një sezon tjetër këtë muaj. Një javë përpara premierës, Lily, e cila luan në serialin komedi-dramë, shpjegoi se si polemikat rreth “Emily in Paris” ndikuan në qasjen e krijuesve ndaj sezonit të 2-të. Në një intervistë për revistën “Glamour” Lily tha se:
E kisha vërtet me pasion përfshirjen e më shumë grave, njerëzve me ngjyrë dhe gjithashtu orientimin seksual, për të treguar vërtet më shumë se çfarë është bota dhe për të qenë pjesë e familjes ‘Emily’. Nëse ka ndonjëherë një mundësi për të qenë më mirë, për të bërë më mirë dhe për të pasur më shumë përfaqësim dhe përfshirje, duhet të vraponi me të.
Aktorja vijoi duke thënë se:
Ne nuk e dinim se bota do të ishte në gjendjen në të cilën ishte kur u publikua sezoni i parë. Njerëzit thanë se po qeshnin dhe buzëqeshnin për herë të parë pas një kohe të gjatë, se kjo u kujtonte atyre se si ndihej argëtimi dhe se ne ishim në gjendje të ofronim pak arratisje, romanticitet dhe udhëtime.
“Emily in Paris” u përball me një mosmiratim të gjerë publik pas dy nominimeve të saj për “Golden Globe Awards” shkurtin e kaluar, për të cilin shumë menduan se erdhi në kurriz të projekteve ndoshta më të denjë për çmime nga krijuesit e “Black”, të tilla si “I May Destroy You” e Michaela Coel. Lily Collins kujton se:
Ishte padyshim një kohë interesante për botën kur dolën ato nominime për “Golden Globe”. Sinqerisht, fokusi im dhe shqetësimi im në atë kohë, ishte më shumë për temën në fjalë dhe ndryshimin që duhej të bëhej, në krahasim me mënyrën se si përshtatesha me të gjithë këtë.
Rikujtojmë se, një lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit “Emily in Paris”. Sezoni i dytë do të rikthehet më shpejt nga sa mendonit. Përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter, Netflix publikoi një trailer nga i cili zbuluan pak më shumë për atë që do të ndodhë në këtë pjesë vazhduese. Sezoni i dytë i serialit do të publikohet më 22 dhjetor të këtij viti.