Aktorja e njohur e Hollywood-it, Vanessa Hudgens është fotografuar së fundmi duke dërguar mesazhe në celular, teksa drejtonte makinën e saj në Los Angeles, Kaliforni. Në fotografitë e publikuara në media, aktorja amerikane shihet teksa një polic e ka ndaluar atë dhe i ka kërkuar dokumentat e qarkullimit.
Sipas ligjeve të Kalifornisë është e paligjshme që të përdorësh telefonin teksa je duke i dhënë makinës dhe sigurisht këtu nuk mund të përjashtohen kurrsesi edhe të famshmit. Nga mediat thuhet se aktorja sapo kishte dalë nga palestra në momentin kur u kap duke përdorur celularin dhe për këtë arsye ka marrë dhe gjobën.
Sipas një ligji, mund të përdoret vetëm spikeri i telefonit, por pa e prekur me duar në mënyrë që të vazhdosh komunikimin vetëm me zë. Gjë të cilën mesa duket Vanessa nuk e ka zbatuar.
Rikujtojmë se, sipas mediave të huaja, aktorja e famshme, Vanessa Hudgens po del prej kohësh me yllin e MLB, Cole Tucker dhe e kanë kaluar bashkë natën e ndërrimit të viteve. Kjo lidhje e re për Vanessa-n vjen një vit pas ndarjes së saj të bujshme nga lidhja 8-vjeçare me Austin Butler. Siç raportuan mediat e huaja asokohe, aktorja dhe Butler vendosën t’i japin fund pasi distanca nuk po i bënte mirë marrëdhënies së tyre.