Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League-s në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (më 16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (më 19 nëntor, 20:45). Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë ndërsa trajneri Silvinjo, sot ka publikuar listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.
Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.
Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.
Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni e Rey Manaj.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që pritet të përfundojnë më herët angazhimet me skuadrat e tyre ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të më 11 nëntor.