Sport

Liga e Kombeve, kombëtarja e Kosovës ndeshet sonte me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës sot në orën 20:45 do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve. Ndeshja do të luhet në Greqi.

“Dardanë”, kanë udhëtuar dje drejt Greqisë, ku janë akomoduar në qytetin e Volosit.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka humbur ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër kombëtares së Greqisë me rezultatin 0-1 për mysafirët.

Greqia kaloi në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 36-të me një gol të shënuar nga distanaca nga kapiteni i ekipit Tasos Bakasetas.

Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Fidan Aliti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të palejuar.

Përjashtimi i Alitit nga fusha e gjelbër ndikoi në ritmin e lojës së vendësve duke luajtur më shumë në mbrojtje.

Në minutën e 91-të Kosova mbeti edhe pa portierin Aro Muric i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Pas ndeshjes me Greqinë, Kosova edhe ndeshjen e radhës e zhvillon në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër Irlandës së Veriut më 9 qershor.

Kosova është në Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve bashkë me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut. Pas kësaj ndeshjeje, ajo radhitet e dyta me 3 pikë, pas Greqisë e cila ka 6 pikë dhe para Qipros Jugore dhe Irlandës së Veriut me nga 1 pikë.