Lifestyle

Lidhja midis kohës së kaluar në punë dhe kënaqësisë që merrni nga jeta, studim i fundit!

Sipas një studim të ri të punosh më pak orë shoqërohet me kënaqësi më të lartë nga jeta. Studiuesit ishin të interesuar të hetonin lidhjen midis kohës së kaluar në punë dhe kënaqësisë nga jeta. Ata gjithashtu u përpoqën të shqyrtonin efektet e besimit social të përfshirjes sociale, ndjenjave të sigurisë dhe digjitalizimit në kënaqësinë e jetës.

Ekspertët analizuan 18,060 përgjigje nga 10 sondazhe përkatëse që kërkuan kënaqësinë nga jeta, variablat e kohës së punës, shëndetin, përfshirjen sociale, besimin social, ndjenjat e sigurisë, digjitalizimin, të ardhurat, statusin martesor dhe informacione të tjera demografike. Gjashtë llojet e ndryshme të punës të përfshira në analizën e ekspertëve ishin profesionet në qeverisjen qendrore ose lokale, arsimi dhe shëndetësia, ndërmarrjet shtetërore, firma private, vetëpunësimi dhe kategoria “të tjera”.

Rezultatet nga ky studim treguan se kënaqësia më e lartë e jetës arrihet nëse punon më pak orë. Studiuesit sugjeruan se ky zbulim mund të ekzistojë sepse njerëzit kënaqen duke punuar më pak orë sepse kanë kohë më shumë për të kaluar me familjen si dhe kanë kohë për angazhime të tjera. Ata që punojnë me kohë të pjesshme dhe raportojnë kënaqësi më të lartë nga jeta fitojnë gjithashtu të ardhura më të larta.

Në përgjithësi, gratë preferojnë të punojnë më pak orë në javë se sa burrat, gjë që ka tendencë të rrisë kënaqësinë e jetës tek ato. Ndërkaq, sipas Liz Ryan, e cila drejton një kompani këshilluese, puna nga shtëpia është më efikase. Universiteti i Stanford-it ka arritur në përfundimin se të punuarit nga shtëpia nuk ka efekte negative, përkundrazi sjell efekte pozitive në rendiment. Profesorët e universitetit studiuan 2013 punonjës të një kompanie kineze.