Health & Beauty

Lidhja mes dhëmbëve dhe zemrës!

Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston një lidhje mes shëndetit të gojës dhe atij të zemrës. Por studiuesit janë të mendimit se ka akoma vend për kërkime mbi faktin se mirëmbajtja e dhëmbëve ndikon drejtpërdrejt ndaj parandalimit të sëmundjeve kardio-vaskulare dhe problemeve të zemrës në tërësi. Debati për përkujdesjen e keqe ndaj shëndetit të gojës si një shkaktar kryesor i sëmundjeve të zemrës.

Në 2012, ekspertët dhe studiuesit dolën në përfundimin përmes të dhënat shkencore se një higjienë jo e mirë e gojës nuk rezultonte në një përkeqësim të dukshëm të shëndetit të zemrës. Kurimi i sëmundjeve të ndryshme të mishrave të dhëmbëve, nuk parandalonte sëmundjet serioze të zemrës. Gjithsesi, shumë studime të mëvonshme tregojnë një lidhje konkrete mes periodontozës (sëmundje e mishrave të dhëmbëve) dhe sëmundjeve të tjera, përfshirë këtu dhe problemet serioze të zemrës.

Kërkimet sugjerojnë se periodontoza shoqërohet me një rritje të rrezikut ndaj sëmundjeve kardio-vaskulare. Njerëzit me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve vuajnë gjithashtu nga një ngushtim i venave të gjakut që ndodhen në qafë, të cilat ndikojnë direkt në zemër. Ka dhe një tjetër lidhje shumë të fortë mes diabetit e sëmundjeve të zemrës dhe provave se ata që vuajnë nga diabeti kanë një përmirësim kur kanë kryer një pastrim profesional tek dentisti.

Ndërkaq, era e keqe e gojës është vërtet një problem i pakëndshëm me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet.  Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesi që të mos keni asnjë dhëmb të prishur. Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe do të pengojë shfaqjen e erës së pakëndshme.