Health & Beauty

Lidhja e tiroideve me mëlçinë, çfarë duhet me patjetër të dini!

Tiroidet nuk shkaktojnë shtim në peshë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, mijëra njerëz vuajnë nga çrregullime të tiroideve, por nuk kanë probleme me peshën. Sigurisht që shumë të tjerë që vuajnë nga çrregullime të tiroideve, shtojnë në peshë, qoftë shumë kohë përpara diagnostikimit, kur diagnostikohen ose më pas, mirëpo kjo rastësi nuk duhet ngatërruar me shkakun. Edhe nëse dikush vuan nga hipotiroidet apo tiroiditi hashimoto, edhe nëse tiroidet janë hequr apo vrarë, këto gjëndra nuk duhen fajësuar për peshën. Profesionistët e shëndetit filluan të bënin lidhjen midis tiroideve dhe problemeve me peshën, ngaqë besonin se ato ishin rregullatori i metabolizmit.

Shkenca dhe kërkimet mjekësore nuk e dinë se si funksionojnë saktësisht tiroidet. Pra, si fillim kemi mitin e metabolizmit, i gërshetuar me misteret e tiroideve; ky ekuacion nuk na çon te një përgjigje shteruese: dy të panjohura nuk janë baras me një të njohur. Shihet një lidhje midis problemeve të tiroideve dhe shtimit në peshë, sepse çrregullimet e tiroideve, në mbi 95 për qind të rasteve, janë me natyrë virale dhe infeksioni kronik viral dobëson dhe mbingarkon mëlçinë.

Përpara se të mbërrijë në tiroide, virusi që shkakton problemet e kësaj të fundit, është strehuar në mëlçi. Kur mëlçia dëmtohet dhe mbingarkohet me mbetjet e tij, nuk kryen siç duhet procesin e filtrimit, gjë që mund të çojë në shtim në peshë (më poshtë do ta analizojmë konkretisht si ndodh diçka e tillë). Luhatjet e temperaturës së trupit, turbullira mendore, shtimi i kilogramëve në pjesën e belit, të gjitha këto probleme burojnë nga mëlçia, jo nga tiroidet, siç na kanë bërë të besojmë.

Vlerësohet se një në 20 njerëz mund të ketë një gjendje tiroide. Rreth dy për qind e britanikëve kanë hipotiroidizëm, kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone sipas shifrave të Institutit Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit (NICE) nga 2019. I porositur nga ofruesi i testimit të kujdesit shëndetësor në shtëpi Medichecks, zbuloi se gati tre të katërtat (71 përqind) e të anketuarve besojnë se gjendja shëndetësore ka ndikuar negativisht në jetën e tyre seksuale.

Në veçanti, ata përjetuan:

Disfunksioni erektil
Reduktim në kënaqësinë seksuale
Vështirësi për të arritur orgazmën.