Çdo gjë që bën familja Kardashian bëhet lajm. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me lidhjen më të re të motrës së madhe, Kourtney me Travis Barker. Lajmet për këtë lidhje nisën në fillim të këtij viti për t’u konfirmuar më vonë nga vetë ata. Fillimisht ishte Kourtney ajo e cila shkriu akullin dhe i dërgoi Travis-it një letër dashurie:
Për shumë aventura. Le ta shkatërrojmë njëri-tjetrin plotësisht. Me dashuri, Kourtney.
Më tej, ata vazhduan me dedikimet e tyre të dashurisë, duke e mbajtur lidhjen publike. Së fundmi, Travis ka postuar një pusullë me dedikimin “Të dua”. Fansave nuk u shpëton asnjëherë asgjë dhe kanë dalluar shkrimin e Kourtney.
Gjërat duken shumë serioze mes çiftit dhe pikërisht kjo ka bërë që ish-bashkëshorti i saj mos të ndihet mirë për këtë fakt. Një burim për mediat e huaja është shprehur se:
Me Travis, ai po lufton edhe më shumë. Para Travis, marrëdhëniet e Kourtney nuk ishin kurrë serioze. Ishte më shumë si ‘shkëndijë’. Me Travis, është ndryshe. Scott ishte mjaft i tronditur kur ata po dilnin. Fëmijët e tij e duan Travis, e cila është gjithashtu e vështirë për Scott. Kourtney dhe Travis janë si një familje me fëmijët. Scott po e kalon shumë rëndë këtë situatë.
Kourtney Kardashian dhe Scott Disick janë divorcuar në në vitin 2015 dhe nga ajo martesë kanë tre fëmijë bashkë. Edhe pse të ndarë prej kohësh dhe vazhdojnë jetën e tyre, duket se ende nuk janë shkëputur totalisht nga njëri-tjetri.